Gjatë një aksioni në ditën e shtunë në Leposaviq, Policia e Kosvës ka konfiskuar 272 paisje për prodhimin e kriptovalutave, përcjell InLajmi.
Aksioni, gjegjësisht konfiskimi i pajisjeve të tipit Antminer nga Policia e Kosovës po konsiderohet si një veprim i duhur dhe në të mirë të vendit.
Këtë aksion e ka përkrahur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ku sipas tij këto pajisje të konfiskuara punojnë pandërprerë dhe shpenzojnë afro 300 mijë kilovat në orë energji elektrike, që i bie shpenzimi i 500 shtëpive më energji.
Ai ka thënë se nuk do të lejohet që individ të pasurohen në mënyrë të paligjshme e sidomos në kurriz të qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
272 pajisje Antminer janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit.
Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300.000 kilo vat në orë energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive.
Me çmimet aktuale të importit, i bie 60.000-120.000 euro/muaj.
Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve. /InLajmi/