Paolo Maldini ka dhënë disa komente të cilat tifozët e Milan do të gëzohen t’i dëgjojnë.
Drejtori sportiv i Milan ka folur lidhur me situatën e emrave si Rafael Leao, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez.
Ikona italiane ka bërë të ditur se skuadra është në rrugë të mirë për të nënshkruar rinovimin me të 3.
“Jemi në negociata të avancuara për vazhdimin e kontratës me Theo Hernandez dhe Bennacer.Po ashtu jemi në negociata edhe me Rafael Leao. Plani ynë është të rinovojmë kontratat e tyre së shpejti”,ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.
Milan po bën një sezon mjaft të mirë në Serie A, duke qëndruar aktualisht në pozitën e 2 në tabelë.