Protestat në Shqipëri të thirrura nga ish kryeministri Sali Berisha kundrejt të parit të PD-së, Luzim Bashës, është duke eskaluar, nga gazi lotsjellës e thyerjet e xhamave, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi i cili ka thënë se ky inat Ky inat shqiptar me vetveten, ka qenë dhe është vetëshkatërrues, derisa ka apeluar që këtë do të donte ta shihte jo te kjo parti por në Partinë Përparimtare të Serbisë, ose në Partinë Socialiste të Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Këtë që po shoh në Partinë Demokratike të Shqipërisë, do të doja ta shihja vetëm në Partinë Përparimtare të Serbisë, ose në Partinë Socialiste të Serbisë. Jo në një parti shqiptare. Ky inat shqiptar me vetveten, ka qenë dhe është vetëshkatërrues./InLajmi/