Protesta e thirrur këtë të shtunë nga ish kryeministri Sali Berisha në Tiranë kundër Lulzim Bashës ka përfunduar, por pas saj ka lënë të lënduar dhe pasoja në dëme materiale, përcjell InLajmi.
Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi ku shihet një qytetar i gjakosur në protestë. E për këtë Berisha ka fajësuar Ramën dhe Bashën.
“Fytyrat kriminale Rama-Basha”,ka shkruar Berisha derisa ka theksuar se në foto është Alban Hoxha, kryetar grupseksoni numër 8, dega 6 Kombinat, në Tiranë.
Ndryshe lidhur me këtë protestë e cila ka eskaluar, kanë reaguar krerë e institucionet e larta dhe po ashtu nga Bashkimi Evropian, ku kanë lutur që protesta të jetë paqësore.
Protesta ka përfunduar për sot, por Berisha ka paraljmëmruar se do të ketë përsëri./InLajmi/
