Lojtarët e Xavi Hernandez kaluan në epërsi me golin e Luuk de Jong, në minutën e 57- të ndeshjes.
Holandezi shënoi pas një asistimi të veteranit brazilian, Dani Alves.
Punët u vështirësuan për Barcën në minutën e 80’, kur Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Granada krijoi disa raste radhazi dhe gjeti golin në minutën e 89’, me Puertas, shkruan Gazeta Express,
Ky barazim e lë Barcelonën në pozitën e gjashtë, me 32 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje. Granada shkon në 24 pikë