Futbollisti i njohur i Manchester City, Riad Mahrez, është martuar “fshehurazi” me modelen Taylor Ward, transmeton InLajmi.
Martesën e ralizuan me një ceremoni myslimane të njohur si “Nikah”, ku edhe u martuan ligjërisht sipas ligjit islamik. Sepse për ta si çift ishte e rëndësishme të ndiqnin traditat e fesë islame.
Gjatë shërbimit, çifti përsëriti fjalën “qubool”, që do të thotë “pranoj” 3 herë.
Ylli i Manchester City-t, i lindur në Algjeri, Riyad, 30 vjeç, dhe 23-vjeçarja Taylor do të kenë gjithashtu një dasmë së shpejti, shkruan The Sun.
Përndryshe ata u fejuan në qershor të vitit të kaluar pas 16 muajsh lidhje. /InLajmi/