Reshjet e sontme të borës nuk pritet të zgjasin shumë në Kosovë, për shkak të dobësimit të frontit të ftohtë ajror në aspektin e të reshurave atmosferike.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, krahasuar me ditët e kaluara. Ka gjasa për intervale të shkrurtra kohore me diell dhe ndonjë reshje sporadike bore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 5 gradë Celsius në nivel vendi.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu kryesisht të dobëta. Në pjesët qendrore dhe lindore të vendit kryesisht thatë dhe me ulje të temperaturave, ndërsa në verilindje të vendit priten reshje të herëpashershme bore. Vranët, frohtë dhe kryesisht thatë nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, me ndonjë reshje sporadike bore në disa vise kodrinore-malore, ndërsa në veri të Malit të Zi priten reshje më të shpeshta bore, shkruan MeteoBallkan
Për fundjavë na pret mot kryesisht i vranët dhe me rritje afatshkurtër, të lehta të temperaturave mund të kemi riga të herëpashershme shiu. Vende-vende priten edhe reshje të përziera. Në viset malore fjolla të herëpashershme bore. Të hënën ulje e sërishme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë.