Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë janë kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Zakut, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, bastisjet kanë filluar pasi që të njëjtin kanë pas informacion se një person posedonte armë zjarri paleje.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës u bë e ditur se kanë sekuestruar një armë e cila ishte e një 19 vjeçarit me inicialet A.TH. dhe ndaj tij është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Bastisja ka ndodhur pas pranimit të informatës se një person i dyshuar posedonte armë zjarri. 19-vjeçarit A.TH. policia ka arritur t’ia gjejë dhe ta sekuestrojë një armë zjarri (Zoraki) dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /InLajmi/