Ajshe Veseli, nëna e ish-kreut të UÇK-së Kadri Veselit, ka ndërruar jetë sot në moshën 93 vjeçare, përcjell InLajmi.
Këtë e kanë bërë me dije familjarë të familjes Veseli, përmes rrjeteve sociale.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe të afërmve për vdekjen e nënës së kreut të UÇK-së, Kadri Veselit.
“U prehtë në paqe nëna Ajshe”,ka shkruar Musliu-Shoshi.
Postimi i plotë i saj:
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e nënës së Kadri Veselit, Ajshe Veseli.
Bashkëndjejë dhimbjen me familjen Veseli dhe ju shprehë ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të afërmve!
U prehtë në paqe nëna Ajshe!/InLajmi/