Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ngushëlluar familjen e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, për vdekjen e nënës së tij, Ajshe Veseli, përcjell InLajmi.
Kjo ngjarje në familjen Veseli e ka prekur tej masë ministrin Mehaj, sidomos për faktin se Veseli gjendet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.
Por, Mehaj e ka quajtur si fakt të mirë, që e ndjera, nëna e Veselit i fali vendit djem që luftuan për liri dhe çlirim të vendit.
Postimi i plotë i tij:
E nderuara familje Veseli,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.
Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.
Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës! /InLajmi/