Ish-kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka disa vite që po qëndron në Hagë, i gjykuar për krimet e luftës, këtë të premte i ka ndërruar jetë nëna, përcjell InLajmi.
Në mesin e shumë krerëve të vendit, i ka shprehur ngushëllime edhe i pari i Qeverisë, Albin Kurti, i cili ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e nënës së ish krye-kuvendarit Veseli.
“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti”,thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit dërguar për medie./InLajmi/