Për të dytën ditë radhazi, Shqipëria shënon shifrat më të larta me Covid që në nisje të pandemisë. Të premten, gjatë 24 orëve të fundit, nga 8.105 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1.781 qytetarë. Pozitiviteti i testimeve të kryera është 22 %.
Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve pozitive më Covid gjatë 24 orëve me 919 të tillë, e ndjekur nga Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe Lushnja.
Në të gjithë vendin janë 10.789 pacientë aktivë me Covid-19.
Një rritej të lehtë krahasuar me një ditë më parë është regjistruar edhe në shtrimet në spitale. Nga 106 që ishin një ditë më parë, të premten në spitalet Covid janë të shtruar 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, përcjell Klan Tv.
Gjatë 24 orëve të fundit 278 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202.664 që nga fillimi i epidemisë.