Të mërkurën mbrëma, 17-vjeçari A.Q. nga Vitia u kidnapua në afërsi të shtëpisë së tij dhe u dërgua në Prishtinë.
I mituri thotë se u rrëmbye nga 2 persona, ku njëri nga ta ishte shoku i tij virtual, më të cilin njihet përmes rrjeteve sociale, ku ky i fundit i kishte premtuar një dhuratë viktimës.
Viktima tregon se nuk u maltretua fizikisht, ani se u mbajt i mbyllur për disa orë dhe se për lirimin e tij të dyshuarit kërkuan 1.000 euro.
E deri në epilogun e kësaj ngjarjeje, ankthi i prindërve të 17-vjeçarit ishte i madh. Babai i të miturit ka një apel për të rinjtë që të kenë kujdes se më kë flasin në rrjetet sociale, raporton Klan Kosova.
Edhe policia këtë rast e ka raportuar si rrëmbim, derisa ka arrestuar 2 të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.