Pjesa më e madhe e njerëzve janë të kënaqur të bëjnë punë që nuk kërkojnë veprime me rrezik të lartë. Por ka të tjerë të cilëve nuk do t’u pëlqente të rrinin të ulur gjithë ditën para një kompjuteri, apo të punonin në një dyqan, shkruan InLajmi.
Lart e më lart!
Detyra e punëtorëve të lartësive është të bëjnë riparime dhe mirëmbajtje të niveleve të larta, apo shembje strukturash shumë të larta, si kulla kishash, kambanore, oxhakë fabrikash apo kulla industriale.
Punëtorët e lartësive duhet të ngrenë shkallë, të përdorin litarë, mjete zbritëse, apo punojnë në kafaze të varur më kabllo. Pastruesit e dritareve shpesh punojnë nga kafaze që ngrihen e ulën në faqet e qiellgërvishtësve.
Kurse ndërtuesit e urave ndonjëherë duhet të lidhin kabllo çeliki në majë të urave të ndërtuara, dhjetëra metra mbi lumë.
Zhytja në thellësi të mëdha
Zhytësit ndërmarrin aventura në ujëra shumë të thella për shumë arsye, si kërkime shkencore, arkeologjike, gjeologji dhe vrojtime industriale.
Një problem i madhe është trysnia e ujit be cila mund ta dëmtojë trupin e njeriut, dhe të shkaktojë një sëmundje të kyçeve. Skafandrat atmosferike nënujore bëjnë të mundur që zhytësit të hyjnë poshtë në thellësi ekstreme.
Ata mund të zhyten maksimum 700 metra pa u rrezikuar dhe janë si armatura prej alumini dhe plastike speciale.
Ecje në hapësirë
Puna e një astronauti është me të vërtetë jashtë kësaj bote. Kur dalin nga anija kozmike për të bërë punë jashtë saj, astronautët mund të qëndrojnë pezull në hapësirë, ndoshta 350 kilometra mbi planetin tonë.
Shpesh duke u përpjekur në të njëjtën kohë të riparojnë ndonjë pjesë të dëmtuar pajisje apo të bëjnë ndonjë eksperiment.
Astronautët ose lidhen me anijen kozmike me anë të një tubi oksigjeni, ose është krejt i pavarur prej saj, duke përdorur njësi personale manovruese të lëvizjes. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel