Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të festës së Krishlindjeve ka uruar të gjithë qytetarët e vendit të cilët e festojnë këtë festë, përcjell InLajmi.
Sipas tij festa të tilla pa dallim feje shërbejnë kundrejt çdo njeriu që ka vullnet të mirë për të ruajtur solidaritetin në brendësi të tyre.
Haradinaj ka uruar që festa të llojit të tillë të festohen çdoherë pranë më të dashurve me shëndet dhe begati.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë bashkëqytetarëve ortodoksë dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Krishtlindjet.
Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin si dhe hyjnoren brenda tyre!
Kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me shëndet e begati. /InLajmi/