Deputetja e e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ndjerë të Kadri Veselit, përcjell InLajmi.
Deliu e ka quajtur nënën e ndjerë, Ajshe Veselin, heroinë duke i thënë lamtumirë e të çoftë i lehtë dhei i Kosovës.
E ndjera Ajshe Veseli, ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 93 vjeçare.
Postimi i plotë i saj:
Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe!
Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe atyre që e njohën./InLajmi/




















