Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Çitaku ka shkruar me dhimbje se ‘’Nëna Ajshe na paska lënë sot’’.
Ndryshe nëna e Kadri Veselit sot ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.
Ndërsa sa i përket ardhjes së Veselit në ceremoninë e varrimit, ende nuk ka ndonjë informatë.
Postimi i plotë i saj:
Nëna Ajshe Veseli na paska lënë sot. Ngushëllime familjes dhe miqve.
Pusho në paqe./InLajmi/




















