Këtë të premte, për herë të 3 është dhënë alarmi se në stacionin e autobusëve në kryeqytet gjendet një bombë, përcjell InLajmi.
Telefonata anonime për Policinë lidhur me bombën është bërë në ora 12:30, derisa Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës.
Menjëherë Policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës, por që fatmirësisht nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
E se çfarë konkretisht po ndodh me këto thirrje anonime për bombë nuk është dhënë ndonjë përgjigje nga Policia përveç asaj se hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm. /InLajmi/
