Për herë të 3-të alarmohet për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Policia e Kosovës tutje ka bërë të ditur se sërish ka pranuar një telefonatë nga një person i panjohur i cili për të 3-tën herë u ka thënë se ka një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Për shkak të këtj rasti, Policia ka larguar qytetarët që kanë qenë aty për t’i mbrojtur në rast se mund të ketë ndonjë mjet shpërthyes.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti./InLajmi/