Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë ka shqiptuar 1.532 gjoba në trafik, përcjell InLajmi.
Sa i përket mosrespektimit të masave anti-Covid janë dhënë 495 gjoba për qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq në lidhje me aksidentet në trafik, sipas raportit të policisë, brenda 24 orëve kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 59 me dëme materiale.
Për vetëm 24 orë janë arrestuar 17 persona, dhe 13 janë dërguar në mbajtje./InLajmi/