Një adoleshente meksikane ka zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar motrën e saj që nuk dëgjon.
Motra e madhe e Estrella Salazar, Perla, lindi me një çrregullim të rrallë që prek dëgjimin. Ajo i është nënshtruar disa operacioneve dhe terapive.
Pasi pa diskriminimin me të cilin përballej Perla, ajo pyeti veten se çfarë mund të bëj për ta ndihmuar të motrën.
Vitin e kaluar, ajo filloi të zhvillonte një aplikacion për të ndihmuar njerëzit që kanë probleme me dëgjimin të kalojnë nga gjuha e shenjave në tekst dhe zë.
Estrella formoi një komunitet prej 90 pjesëmarrësish për të zhvilluar aplikacionin, të quajtur “Hands With Voice”, të cilin shpreson ta lansojë këtë vit, përcjell abcnews.al.
Muajt e fundit, familja ka filluar të mësojë shenja pasi lëvizshmëria e Perlës është përmirësuar.