Kryetari i Prizrenit, Shaqit Totaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit, e cila ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, përcjell InLajmi.
Ai e quan këtë moment të rëndë për ish-kryetarin Veseli, pasi që nuk ishte afër nënës së tij të ndjerë në ditët e fundit të saj.
Totaj theksoi se ajo ishte një nënë e fortë që i edukoi dhe frymëzoi fëmijët e saj me ndjenja atdhetare.
Postimi i plotë i tij:
Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Kadri Veseli. Momente të rënda për kryetarin që nuk ishte afër nënës Ajshe në ditët e fundit të saj. Një nënë e fortë që arriti t’i edukoj e frymëzoj fëmijët e saj me ndjenja atdhetarie do të kujtohet përherë në memorien e një populli liridashës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe gjithë qytetarëve. /InLajmi/




















