Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Ndërsa bëhet e ditur se deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 5.474 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
19 qytetarë, janë shëruar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 997./InLajmi/