Galaktikat fluturojnë tutje, duke u larguar nga njëra-tjetra në të gjitha drejtimet, shkruan InLajmi.
Kjo do të thotë se gjithësia duhet të jetë duke u zgjeruar me shpejtësi, pra në të shkuarën duhet të ketë qenë shumë më e vogël.
Në fakt mendohet se kohë më parë rreth 13.54 miliard vite më parë, gjithësia ishte më e vogël se një atom.
Sipas studiuesve gjithësia në fillim ishte një lëmsh i vogël i nxehtë që më pas filloi të rritej.
Në kuadër të shpërthimit të madh besohet që u formua edhe gjithësia. Pas shpërthimit të madh gjithësia filloi të fryhet me një shpejtësi të madhe dhe po vazhdon ende.
Astronomët nuk janë të sigurtë nëse kjo rritje e gjithësisë do të ndalojë ndonjëherë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel