Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Malishevë, me shumicën e votave të anëtarëve të Kuvendit është miratuar Projekt-Buxheti i Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15.655.757 €, që krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 755.000 euro më i lartë, përcjell InLajmi.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahen miratimin e këtij Projekt-Buxheti.
Sipas Kastratit ky projektligj ka synim fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë, konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë. /InLajmi/