Bashkatdhetarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë, kanë vendosur të kthehen në vendet në Evropë, ku jetojnë dhe veprojnë, përcjell InLajmi.
Fluks i madh është vërejtur në vendkalimet kufitare, gjatë daljes nga Kosova.
Në pikën kufitare në Merdarë pritjet kanë shkuar deri në 4 orë, ndërsa kolona e veturave ka arritur deri në 2.000 metra.
Kurse edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin pritjet kanë qenë të gjata deri në 2 orë.
Të dhënat për gjendjen në vendkalimet kufitare janë të raportuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufirit. /InLajmi/