Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 25 pacientë, ku 8 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus pozitivë dhe 17 të tjerë post-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive 2 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacient./InLajmi/