Një burrë 74-vjeçar që vdiq në shtetin perëndimor të Rajasthan, ishte vdekja e parë e Indisë me variantin Omicron, thanë dje nga ministria e shëndetësisë atje.
Bëhet e ditur se burri vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
India ka raportuar 2.630 raste të Omicron deri më tani.
U raportuan më shumë se 90 mijë raste të enjten, një rritje gati gjashtëfish gjatë javës së kaluar që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron, shkruan BBC.
India regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët, transmeton Klan Kosova.
“Teknikisht kjo është një vdekje e lidhur me Omicron. Ai ishte një person i moshuar që kishte diabet dhe sëmundje shoqëruese,” tha sekretari i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal në konferencën e përditshme për shtyp të mërkurë.