Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Bajram Hasani ka komentuar marrëveshjen mes PDK-së dhe LVV-së në Gjilan, përcjell InLajmi.
Hasani ka thënë se LVV në një kohë ka thënë se kurrë me PDK-në, dhe sipas tij i patën quajtur kriminela e hajna, dhe se sot e gjetën strehim në gjirin e tyre.
Ai gjithashtu ka thënë se krejt parimet në këtë rast janë shkelur, dhe se koalicionet i ngritën mbi parare të cilat do të merren vesh shumë shpejt.
Postimi i plotë i tij:
Patën thënë kurrë me PDK-në. I patën quajtur kriminelë e hajna, por sot gjetën strehim në gjirin e tyre.
E krejta parimet i shkelën. Koalicionet i ngritën mbi pazare të cilat do të merren vesh shumë shpejt.
Sidoqoftë shumë suksese! Ne opozita jemi këtu. /InLajmi/