Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Grabitja është kryer nga 2 persona të dyshuar nën kërcënimin e armës.
Sipas policisë, në lidhje me këtë rast është inicuar hetim dhe kanë nisur veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga 2 persona të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit./InLajmi/