Kur bëhet një telefonat ose lëshohet një sinjal urgjence, që nga fillimi vihet në lëvizje teknologjia. Qendra e komunikimit dhe qendra e thirrjeve telefonike përdorin lidhje satelitore, radio, madje dhe lidhje interneti për të sinjalizuar personelin dhe shërbimet tjera, shkruan InLajmi.
Ekipet si ai i policisë e i shpëtimit malor, e bën të mundur që shërbimet t’i planifikojnë dhe koordinojnë veprimet e tyre shpejt.
Bomba uji
Disa zjarre në shkurrishte apo pyje të thata mund të digjen jashtë kontrollit duke vënë në rrezik qytete e fshatra, duke shkatërruar habitate të vyera e toka bujqësore.
Bombardim me ujë quhet përdorimi i aeroplanëve dhe helikopterëve për të hedhur sasi të mëdha uji nga lart, mbi zjarret e pyjeve disa kthehen në aerodrom për t’u rimbushur me ujë,

Aeroplanë të tjerë, si Bombardë 415, mbushen me ujë duke fluturuar ulët mbi det.
Thyerja e akullit
Akullthyesit përdorin motorë të fuqishëm dhe peshën e tyre për të çarë akullin, për t’i mbajtur rrugët detare hapur ose për të arritur tek një varkë apo anije që ka ngecur në akull.
Kiçi i një akullthyesi është i ndërtuar dhe përforcuar posaçërisht për të përballuar trysnitë e jashtëzakonshme kur çan akulli.
Shikimi përmes tymit
Një nga rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zjarrfikësit është tymi i dendur dhe rëndë.
Qëndrimi në të, qoftë edhe për pak kohë, e bën të vështirë shikimin dhe është i rrezikshëm për jetën, zjarrfikësit përdorin shpesh kamera të vogla dore termike që pikasin valët infra të kuqe, e që krijojnë një hartë të nxehtësisë në një zonë.
Njeriu emeton valë infra të kuqe që janë të ndryshme nga ato të një objekti të pajetë, ndaj edhe përvijimet e trupit të njeriut dallohen mirë në mes të sfondit në ekran. /InLajmi/
Burimi:Discovery Channel