Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas arrestimit të ish-sekretarit të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, përcjell InLajmi.
Basha ka thënë se vendi po çlirohet çdo ditë nga pak, nga njerëzit e tillë që kanë degraduar qytetin e Ferizajit duke dhënë leje të kundërligjshme.
Ai ka shtuar se si pasoj e ndërtesave përgjatë rrugëve nuk ka hapësira të gjelbëruara, dhe në disa vende as hapësira të posaçme për kontenjera të mbeturinave.
Postimi i plotë i tij:
Ky vend po çlirohet për ditë ngapak.
Uroj që prokuroria mos t’ndalet edhe ta vazhdon me disa kumarë të këtij tipit në Komunën e Ferizajit, që e kanë degradu këtë shehër duke dhanë leje kundërligjshëm, ku ndërtesat janë në rrugë, me zero hapësira të gjelbëra, e disa janë aq kriminale sa nuk kanë as vend për kontejnera të mbeturinave.
Çlirimi i fundit vie me lidhjen e kriminelave! /InLajmi/