Policia e Kosovës, sot nga orët e mëngjesit është duke e zhvilluar një aksion në 3 qytete të Kosovës si dhe në Ministrinë e Mjedisit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, për Gazetën InLajmi.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit “Brezovica”,tha Baki Kelani, zëdhënësi në Policinë e Kosovës.
Sipas Kelanit, ky operacion shtrihet në 2 rajone, atë të Ferizajt dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione.
Ndërsa, për informacione shtesë ai tha se do të jepen pas përfundimit të operacionit./InLajmi/