Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Si pasojë e këtij aksidenti 6 persona janë lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas policisë, janë përfshirë 2 automjete.
Lidhur me këtë po merret njësiti i trafikut.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë 2 automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , 6 persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/