Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Rahovec, saktësisht në fshatin Kramavik ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi se një automjet nuk iu ka përfshtut shpejtësisë rrugore me kthesa, dhe i nëjti ka kaluar nga shiriti i djathtë në shiritin e mjatë, dhe në atë rast ka goditur makinën tjetër.
“Datë 06.01.2022 rreth orës 09:00, ne fshatin Kramavik, KK Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku me dëmë materiale dhe lëndime trupore. Deri të aksidenti ka ardhur deri sa ngasesi i dyshimti i automjetit VW Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugorë Xërxë – Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Kramovik, nuk i përshtatet shpejtësisë së lëvizjës automjetit të tij ku rruga është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë delë në shiritin e majtë dhe me pjesën e përpareme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përpareme anesore të krahut të majtë”, ka deklaruar Gjurkaj.
Gjurkaj gjithashtu ka thënë se i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ndërkaq ka pësuar frakturë në dorën e majtë.
“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme materiale në të 2 automjetet ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari. Nga kalimtaret e rastit i dyshuari – i lënduari dërgohet në Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove. I lënduari, i dyshuar ka pësuar frakturë në dorën e majte, dhe pas marrjes së ndihmës se parë lirohet në shtëpi”, ka deklaruar Gjurkaj. /InLajmi/