Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shëruar 158 mijë e 82 pacientë nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës , brenda 24 orëve 4 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 107 raste të reja.
Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 740 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket vaksinimit, që nga fillimi, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/