Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102. Në total numri i rasteve aktive është 872.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun këtu. /InLajmi/