Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 9-të. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Salerno, Itali, ku gruaja e solli në jetë fëmijën në kushte jonormale, sepse iu desh që afër javës së 36 të kryente nje operacion urgjent.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptarja u operua në zemër, pas një ataku të rëndë dhe solli në jetë vajzën e saj 2.430 kilogram.
Ajo lindi një vajzë dhe e kishte shtatzëninë e saj të 16-të, me 9-të fëmijë të lindur dhe 7-të aborte.
Pas operacionit pacientja u stabilizua nga pikëpamja kardiologjike dhe u transferua në Departamentin e Rrezikut të Shtatzënisë, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili së bashku me doktor Francesco Marino, Drejtor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë Spitalore, kryen një prerje cezariane për të lejuar lindjen e foshnjës së saj, përcjell TCH.
Tashmë nënë e bijë janë në gjendje të mirë, të 2-ja dëshmojnë se bashkëpunimi i papritur mes mjekëve, profesionalizmi i secilit prej tyre, mund të shpëtojë shumë jetë.