Turqia regjistroi 66 mijë e 467 raste të reja me koronavirus në 24 orë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Shifrat rekord vijnë pasi kanë shpërthyer infeksionet me mutacionin e ri, Omicron.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave të dhëna, janë regjistruar 143 vdekje për shkak të komplikimeve të Covid-19.
“Pavarësisht rritjes së infeksioneve për shkak të variantit Omicron, nuk ka rritje shqetësuese të shtrimeve në spital”, tha ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca në një postim në Twitter, përcjell abcnews.al.
Infeksionet në Turqi janë dyfishuar brenda një jave, pasi varianti Omicron ka dominuar vendin.