Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, tha një ndihmës kryesor në Twitter të mërkurën, pasi disa njerëz rreth tij u infektuan, transmeton InLajmi.
“Presidenti ndihet mirë, nuk është i sëmurë rëndë dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore,” tha ndihmësi i lartë Pawel Szrot . Ai tha se presidenti është në izolim.
Duda gjithashtu u infektua me koronavirus në tetor 2020, pra e 2 herë.
Polonia ka raportuar një numër më të ulët të infeksioneve të reja me koronavirus në ditët e fundit, por raportimi ka të ngjarë të jetë ndikuar nga një reduktim i testimit gjatë festave, shkruan Reuters.
Ministrja e shëndetësisë në Poloni tha së fundmi se varianti Omicron pritet të bëhet dominues deri në fund të muajit. /InLajmi/