Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton InLajmi.
Kupina u zgjodh në raundin e 3 të votimit. Pas marrjes së postit të kryesuesit, është deklaruar Kupina, ku tha se ky mandat do të jetë vazhdim i angazhimit të pandalshëm për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.
“Sot zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri. Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dua të uroj anëtarët e porsazgjedhur të Kuvendit Komunal të Prishtinës duke iu dëshiruar sukses dhe punë të pandalshme”,ka thënë ai. /InLajmi/