• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Hoti: Veprimet e Serbisë në Luginën e Preshevës kanë qenë në vazhdimësi diskriminuese

J G nga J G
5 January 2022
në Politikë
0 0
0
Hoti: Veprimet e Serbisë në Luginën e Preshevës kanë qenë në vazhdimësi diskriminuese
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë për AFEDS, organizatë joqeveritare, që punon si nevojë e shqiptarëve për t’u bashkuar e kontribuar në zhvillimin e ekonomisë dhe në mbrojtjen e të drejtave në trevat e tyre autoktone në Serbi, ka folur për temat aktuale atje e në Kosovë, përfshirë pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

“Veprimet e shtetit të Serbisë në Luginën e Preshevës kanë qenë në vazhdimësi diskriminuese. Sido që e masim, 3 komunat ku banojnë shqiptarët janë më të pazhvilluarat. Cilësia e infrastrukturës fizike, shëndetësore e arsimore është dukshëm më e dobët se në komunat e tjera në Serbi të ngjashme me komunat në Luginën e Preshevës. Investimet publike, që bëjnë ndryshim në cilësinë e jetë, kanë munguar për një kohë të gjatë në këto komuna”, tha Hoti.

Hoti i quajti shqetësuese veprimet e shtetit serb duke shlyer shqiptarët nga regjistri civil në ato komuna.

“Ky veprim administrativ është diskriminues dhe shkel të drejtat elementare njerëzore. Përmes këtij veprimi Serbia po mundohet të largojë shqiptarët nga trojet e tyre shekullore. Shumë familje tanimë kanë pësuar nga këto veprime, por këto metoda nuk do të kenë sukses. Këto veprimet duhet të ndalen menjëherë. BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore duhet të reagojnë shumë më fuqishëm kundër këtyre veprimeve të Serbisë”, u shpreh Hoti.

Për këtë, Hoti tha se së pari, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet shtetërore dhe diplomatike në mbrojtje të të drejtave elementare të shqiptarëve në ato troje.

Këto veprime, sipas tij, duhet të jenë të koordinuara.

“Rol të rëndësishëm mund të luajë në veçanti Shqipëria në diskutimet që bëhen në nivel të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës. Në veçanti duhet informuar dhe kërkuar mbështetje nga Uashingtoni, i cili e ka fuqinë dhe mekanizmin e nevojshëm për të disiplinuar Serbinë”, tha Hoti

Tutje Hoti tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës në nivel qendror dhe lokal duhet të jenë të unifikuar.

“Së 2-ti, përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në nivel qëndor dhe lokal duhet të jenë të unifikuar në veprimet e tyre politike karshi shtetit serb, të flasin të flasin me një zë dhe të jenë të koordinuar me Prishtinën dhe Tiranën, siç kanë qenë në të kaluarën. Në Luginë duhet të mbështeten organizatat e shoqërisë civile, të cilat duhet të jetë shumë të zëshme kundër çfarëdo padrejtësie dhe diskriminimi që iu bëhet shqiptarëve. Nganjëherë shoqëria civile, duke qenë jopolitike, është shumë më e fuqishme në sensibilizimin e padrejtësive ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Po asht Hoti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesin në formë institucionale dhe konkrete shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Së 3-ti, Kosova dhe Shqipëria duhet të mbështesin në formë institucionale dhe konkrete shqiptarët në Luginën e Preshevës. Mbështetja duhet të jetë pjesë e planifikimeve zyrtare buxhetore në fushën e arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë, të OJQ-ve, në kulturë dhe në fusha të tjera”, u shpreh Hoti.

Hoti ka folur edhe për atë se si gjatë mandatit të tij si kryeministër, u ka dalë në ndihmë shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Kam ndërmarrë këto veprime, kam mbajtur komunikim të rregullt dhe korrekt me përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë. I kam takuar ata vazhdimisht dhe u kam kërkuar të bashkërendojnë veprimet e tyre politike mes vete dhe të koordinohen me Prishtinën. E kam ngritur problemin e padrejtësive që u bëhen shqiptarëve në Luginë në takimet me partnerët tanë në Prishtinë dhe gjatë vizitave jashtë, në veçanti në SHBA”, tha Hoti.

Tutje, ai tha se gjatë qeverisë sa ka qenë ai është themeluar “Zyrja për Luginën e Preshevës” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Kjo zyrë është themeluar në koordinim me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ka qenë pjesë e Rregullores së Qeverisë për Zyrën e Kryeministrit, ku është definuar mandati dhe detyrat e saj. Mandati i “Zyrës për Luginën e Preshevës” ka qenë që të koordinojë veprimet shtetërore të Kosovës në mbështetje të shqiptarëve në Luginë. Për vitin 2021, ne e kemi përgatitur dhe e kemi miratuar planin e punës të Zyrës, e cila do të koordinonte veprimet e të gjithë dikastereve qeveritare në mbështetje të Luginës. Sipas atij plani, dikasteret qeveritare duhet të bëjnë pjesë të planeve dhe veprimeve të tyre zyrtare mbështetjen për shqiptarët në Luginë”,u shpreh Hoti.

Tags: Avdullah HotiPreshevaSerbia
Postimi i mëparshëm

Gjilan, VV-PDK afër marrëveshjes për kuvendin komunal

Postimi tjetër

Përfundon votimi, këta janë përfaqësuesit e Komitetit për Politikë dhe Financa

Të ngjajshme Postime

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet
Politikë

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

27 June 2025
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Politikë

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

27 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Postimi tjetër
Përfundon votimi, këta janë përfaqësuesit e Komitetit për Politikë dhe Financa

Përfundon votimi, këta janë përfaqësuesit e Komitetit për Politikë dhe Financa

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu