Donaldi mbrëmë në një moment kishte përmendur emrin e Borës gjatë emisionit dhe kjo ka bërë që mediat të flasin rreth mundësisë që ai ka një lidhje tjetër jashtë shtëpisë së Big Brother.
Ai për këtë temë ka folur edhe me Beniadën në shtëpinë e Big Brother.
Donaldi i ka thënë Benialdës se nuk e di si “janë gjërat jashtë, nuk dëshiron që ta mërzisë askënd”, shkruan Gazeta Metro.
Në anën tjetër, Beniada mendon që ky kapitull është mbyllur dhe se ai nuk duhet që të mendojë më për të.