Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 29 pacientë si pasojë e koronavirusit, përcjell InLajmi.

Nga këta pacientë, 5 prej tyre janë konfirmuar me koronavirus dhe 24 të tjerë me post-Covid-19.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-Covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacient./InLajmi/




















