Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Tutje sipas njoftimit u bë e ditur se nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082. Në total numri i rasteve aktive është 740.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në këtë link. /InLajmi/