Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje nga SHBA-ja në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.
Ndërsa, të pyetur se a do të mund të menaxhohet gjendja me pandeminë nëse ministri i Shëndetësisë qëndron jashtë vendit, nga kjo ministri nuk janë prononcuar.
Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuar me COVID-19 në Kosovë, përcjell Gazeta Express.
Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.
