Ushtari i FSK-së Kadrush Ilazi, nuk e pa asnjëherë babain e tij, pasi ai ra dëshmor një javë para së djali i tij të vinte në jetë.
Të qenit pjesë e FSK-së lidhet ngushtë me të kaluarën e babait, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai nuk e pa kurrë babain e tij hero, gjithësesi nga ai jo vetëm që trashëgoi emrin por edhe shpirtin fisnik për t’i shërbyer atdheut, shkruan Reporteri.
Sot me armë në dorë, 22-vjeçari është ushtar i FSK-së.
