Bashkatdhetarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, përcjell InLajmi.
Ndërsa largimi i tyre nga vendi po vërehet dukshëm sidomos në vendkalimet kufitare.
Sipas, Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet aktualisht në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova shkojnë deri në 2 orë, kurse për të hyre në vend deri në 20 minuta.
Pritje ka edhe në Merdare deri në 30 minuta, po ashtu, ndërsa pritjet deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë.
Kurse në vendkalimet tjera kufitare është paraqitur gjendja e qetë. /InLajmi/