Thiago Silva ka bindur të gjithë brenda 6 muajve dhe do të vazhdoj të jetë një lojtar i Chelsea-t.
Mbrojtësi veteran erdhi në Londër si lojtar i lirë pas largimit nga PSG duke nënshkruar kontratë 2 vjeçare.
Mirëpo vetëm pas një viti e gjysmë, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Chelsea-n edhe për një vit tjetër.
Veterani brazilian ka nënshkruar me Chelsea-n deri në qershor të vitit 2023.
Vet qendërmbrojtësi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës me blutë e Londrës, transmeton Telegrafi.
“Të luash këtu me Chelsean është një kënaqësi e madhe. Nuk e kam menduar se do të mbetëm për 3 vite dhe jam shumë i lumtur për këtë. Dua të falënderojë tifozët, klubin, Marian dhe Abramovichin për këtë mundësi. Do të jap gjithçka për këtë klub”, ka deklaruar Silva.