Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin koronavirus, përjell InLajmi.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është, derisa fatmirësisht nuk ka asnjë të vdekur.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 637.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.
Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2.
Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.
Në total numri i rasteve aktive është 637./InLajmi/